Lifestyle

Shërbimi ndaj klientit – Optika Gold Vs Lindex

Kam pasur një javë mjaft të vështirë përsa i përket shërbimit ndaj klientit – këtu keni atë që ndodhi dhe po këtu gjeni një shembull se si duhet dhe NUK duhet sjellur me klientin.

 

Optika Gold

Dy muaj më parë bleva një palë syze dielli Prada tek Optika Gold në Qëndrën Toptani. Çdo gjë shkoi mirë deri rreth 3 javë më pare, kur një nga gurët zbukurues ra nga syzet. Mendova “epo mirë se  është vetëm një gurë dhe nuk ndikon dhe aq shumë te dizajni, kështu që s’ka gjë”. Pastaj, të hënën, një tjetër gurë ra, këtë herë në një vend të dukshëm që e prishte gjithë modelin e syzeve. I cova tek optika dhe pas një negocimi të shkurtër i morën duke më thënë se do të përpiqeshin t’i riparonin. Ditën tjetër më thirrën dhe thanë se nuk ishin në gjendje të gjenin gurë zëvendësues, ndaj do të më lejonin të kthehesha dhe të zgjedhja një palë syze të së njëjtës vlerë. Shkova dhe mora një palë  Raybans të reja që stafi më ndihmoi të zgjedhja dhe ika në punën time. Ky është një shërbim i mirë ndaj klientit.

 

Lindex

Më pëlqen të blej te Lindex – rrobat janë cilësi e mire,  stil po ashtu dhe kanë një koleksion të gjerë të brendshmesh. Rreth dy javë më parë, bleva një palë recipeta në masën e duhur për mua. Herën e dytë që i vesha, isha ulur në një restorant dhe teli  metalik që mban kupën u këput. “PING” – mes të restorantit –është pak të thuash që ishte e sikletshme. Më kapi në befasi pasi kjo nuk më kishte ndodhur kurrë me recipeta, aq më pak të një prodhuesi me pakicë të cilësisë së mirë si Lindex.

Nuk e kisha faturën, por kisha prove të blerjes në aplikacionin e kartës sime të kreditit, si dhe kohën dhe datën, kështu që u ktheva për të kërkuar një zëvendësim. Hyra në dyqan duke patur ndërmend të zëvendësoja ecipetat dhe të blija disa gjër t tjera- me ndjesinë se e meritoja pak terapi blerjesh. I shpjegova vajzës se çfarë kishte ndodhur dhe kur shpjegova se nuk ishte faji im, ajo tundi kokën në aprovim dhe u zhduk në pjesën e prapme të dyqanit për të biseduar me menaxherin. Pak minuta më vonë u kthye dhe shpjegoi se kthimi i recipetave nuk ishte i mundur.

Sic mund të pritej, unë nuk e pranova dhe i shpjegova se, sipas ligjit shqiptar, nëse një produkt është i gabuar ose i dëmtuar apo prishet jo për fajin tim brenda 6 muajsh, ata janë të detyruar ta riparojnë ose zëvendësojnë. Kjo ra në veshë të shurdhër dhe kërkova të flisja me menaxherin.

Ai erdhi përtimthi me një shikim prej fodulli indiferent në fytyrë dhe vazhdoi duke më thënë se politika e tyre ishte që malli mund  të shkëmbehej vetëm brenda 10 ditësh nga blerja. Unë u përpoqa t’i shpjegoj se nuk po e ktheja ngaqë nuk më pëlqente, por sepse ishte e dëmtuar dhe për këtë arsye, ligji thotë se ai duhet ta shkëmbejë. Më lajmëroi se pavarësisht ligjit shqiptar, rregullat e kompanisë kanë përparësi (nuk është e vërtetë) dhe se nuk kishte asnjë mënyrë për ta shkëmbyer. Gjatë kësaj bisede, u rrethova nga 3-4 anëtarë të stafit, dy prej të cilave ngërdhesheshin dhe qeshnin në mënyrë të përsëritur kur flisja; madje flisnin me njëra-tjetrën në gjuhën shqipe para meje dhe qeshnin sërish. Një nga shitëset vazhdonte të fliste me mua duke m’u drejtuar me “lady” ( mënyrë komunikimi shumë e pasjellshme në anglisht), shpjegova se emri im ishte Alice dhe se lady është një mënyrë e vrazhdë për t’iu drejtuar dikujt, por ajo vazhdoi të më vetën. Në këtë pikë, duke u dridhur dhe afër shkrehjes në lot, ngrita zërin e frustruar duke u përpjekur të shpjegojë se në asnjë mënyrë nuk e kasha dëmtuar qëllimisht artikullin dhe se kisha të gjithë të drejtën, si një konsumator, për të kërkuar një zëvendësim. Më hodhën lloj-lloj  akuzash, se si ksiha gënjyer për kohën që e kisha blerë, se sa herë e kisha veshur apo nëse e kisha prishur qëllimshmërisht. Këmbëngula se isha brenda të drejtave të mia dhe se nuk kisha gënjyer dhe se, si kliente e rregullt, isha e befasuar që kjo gjë kishte ndodhur pasi cilësia zakonisht është shumë e lartë.

Në atë moment, menaxheri më pyeti “nga je?” me një nënqeshje në fytyrë. Iu përgjigja “nga Anglia” dhe ma ktheu me fjalët: “Shpresoj që anglezët të mos jenë të gjithë si ti!”. Shitësja e buzëqeshur më tha “nuk jeni në Evropë me ligjin evropian këtu” dhe m’u ngërdhesh në fytyrë me sjelljen që mund të pritet prej një cubi të vogël te parku i lojrave.

Më në fund, e zëvendësuan artikullin, menaxheri e futi në qese dhe e hodhi mbi banak duke më thënë “Kjo do të dalë nga xhepi im ” në mënyrë të përsëritur. Përsëri u përpoqa t’i shpjegoj se si funksionojnë produktet e dëmtuara dhe se ai mund t’i dërgojë mbrapsht recipetat te kompania mëmë, pasi ishin qartësisht me defekt. Ende duke u dridhur dhe gati për të qarë, u largova nga dyqani e turpëruar dhe e tmerruar mbi atë që sapo kishte ndodhur. Ktheva kokën në të dal vetëm t’i shikoja duke më vështruar, duke folur dhe duke qeshur pas shpinës sime.

Po, e ngrita zërin, por nuk bërtita. Ngrita zërin sepse më quajtën gënjeshtare, ngrita zërin sepse më qeshën në fytyrë, ngrita zërin sepse kombësia ime nuk u respektua, ngrita zërin sepse ajo gruaja më thirri qëllimisht me një emër të ilin i kërkova me mirësjellje të mos e përdorte – ngrita zërin sepse u sulmova personalisht dhe për problemin, nga disa anëtarë stafit njëkohësisht.

Komunikova me Lindex International dhe më konfirmuan se dyqani është i detyruar të më japë një rimbursim ose zëvendësim për një artikull të gabuar dhe se Lindex Albania ka qënë në gabim. Më siguruan se do t’i kontaktojnë për ta ndjekur problemin më tej.

A është kjo mënyrase si trajtohet klienti? Duke i rrethuar si cuba në një shesh lojrash, duke i sulmuar personalisht, duke i akuzuar si gënjeshtar dhe duke shkelur ligjin?

Mendoni se është mirë që të bëni komente denigruese mbi kombësinë e dikujt dhe t’i adresoni atij me një term që iu kanë kërkuar me mirësi që të mos ta përdorni?

Mendoni se është e drejtë të refuzoni trimbursimin për një produkt qartësisht të dëmtuar dhe që prisht vetëm dy javë pas blerjes.

Teksa shkruaj, ende dridhem dhe jam në shok; e poshtëruar mbi mënyrën se si u trajtova.

Ju lumtë Optika Gold! Kjo është mënyra se si ju bëni gjërat, ndërsa ju, Lindex në Qendrën Ring? Turp të keni!

Unë jam zakonisht e befasuar se sa miqësorë dhe të dobishëm mund të jenë shqiptarët dhe kjo është përvoja e parë e këtij lloji që kam pasur. Nuk kam për të blerë më kurrë atje.

 

Follow The Balkanista!