Opinion - Society

Perse e kam per zemer vendin tim mikeprites, me teper se ate te vendlindjes time?

Une kam jetuar ne Malte per rreth dhjete vjet. Malta eshte nje vend pjesetar i KE dhe i
Komunvelthit por nuk mund te thuash se i mungojne problemet. Si dikush qe e quante
ate vend shtepi,qe paguante taksat atje, qe ishte pjese aktive e shoqerise dhe ishte
bere pjese e komunitetit, ndihesha me te drejta te plota per te komentuar te mirat e te
keqijat. Per fat te keq, qendrimi mbizoterues ne kete vend te vogel mesdhetar, ishte qe
“ne qofte se nuk te pelqen, kthehu andej nga ke ardhur”.

Ky eshte nje arsyetim i pabazuar per disa arsye. Se pari, une zgjodha te le vendin e
rrenjeve te mia dhe zgjodha vendin tuaj mes 194 mundesive te tjera; dhe se dyti, arsyeja perse une zgjodha te grindem, ankohem e te qaravitem, eshte sepse une e kam per zemer kete vend. Te vendosesh per te jetuar ne nje vend te ri, nuk eshte nje vendim qe merret me lehtesi. Perkundrazi, eshte nje nga telashet me te medha ku dikush mund ta fuse veten. Ti shkeputesh nga gjithcka qe eshte familjare per ty, dhe e gjen veten ne nje kulture te re ku gjithcka, qe nga gjuha e deri tek feja, eshte e ndryshme nga ajo qe pate njohur deri tani. Ky eshte nje hap qe kerkon force te brendshme, vendosmeri, dhe nje besim te patundur, duke na dhururar nje eksperience te re jete dhe se fundmi duke i dhene forme asaj qe jemi e asaj qe do te behemi.

Atehere perse ankohemi? Ne kemi zgjedhur te jetojme ne nje vend tjeter, kemi zgjedhur
te zhytemi ne sfidat e perditshme me te cilat perballet cdokush larg atdheut te tij, dhe me teper se gjithcka, zakonisht ne kemi rene ne dashuri me shtepine e dikujt tjeter.

Pikerisht per kete arsye, kur veme re gjera qe turbullojne ose keqndikojne imazhin qe kemi, ne e ndjejme te nevojshme te themi dicka. Qofte kjo ndotja e mjedisit, korrupsioni, ceshtja e te drejtave te njeriut, ne e ndjejme te nevojshme te ngreme zerin, sepse te themi te drejten ne mendojme se vendi juaj meriton me shume.

Duke pare nje vend qe dikur e kemi dashur te sheshuar nga buldozeret, shitur ofruesit
me te larte, shkaterruar e plackitur nga politikane te korruptuar, eshte kafshate e
veshtire per tu kaperdire, vecanerisht kur kemi sakrifikuar kaq shume per te qene pjese e komunitetit tuaj. Si banore, taksapagues dhe pjesetare te shoqerise, ne kemi cdo te drejte te ngreme zerin per menyren sesi vendi yne mikprites po e shet veten per nje cope buke. Per mua kjo vjen nga dashuria e jo nga urrejtja, ndjenja neo-kolonialiste apo superioriteti. Ne thjesht duam nje jete me te mire per veten tone dhe per ju.

Une e lashe Angline shume vjet perpara, dhe nuk do te jetoj me kurre atje, edhe sikur
nga kjo te varej jeta ime. Kjo jo per arsye se kam probleme atje, as per shkak te problemeve qe ka vendi (tungjatjeta Brexit), por per shkak se nuk jam ndier kurre se i
perkas plotesisht atij vendi. Zemra ime ka qene gjithmone diku tjeter dhe kur ke
perjetuar dritherimen e te eksplorimit dhe zhytjes se vetevetes ne nje kulture dhe
menyre jetese te re, eshte shume e veshtire te kthehesh pas. Une nuk e konsideroj
veten nje grua angleze, por nje qytetare te botes; dikush qe perthith nga pak ne cdo
vend qe shkon dhe mezi pret ta ndaje cka mesuar me njerezit qe takon.

Per mua nuk ka asgje me ngazellyese sesa te jetosh ne nje vend, ku do te te duhet te
zbulosh pak a shume gjithcka. Ka dicka si prej femije ne menyren sesi ti nuk kupton
gjuhen, nuk di si funksionon pothuajse gjithcka, dhe kur nuk mund te kalosh as rrugen pa rrezikuar seriozisht jeten. Gjithcka shnderrohet ne nje seri gjeegjezash terheqese dhe cdo dite eshte nje endje poshte e perpjete rrugesh te reja, duke perthithur vende e aroma te panjohura ne thelb te qenies tende, duke u ndalur te ngulesh syte mbi dicka qe nuk e ke pare kurre, e duke pyetur veten se cili vend i ri do te qendroje ne kujtesen tende per vitet qe do te vijne. Ritmi i jetes ne nje vend qe nuk eshte i yti eshte i ndryshem nga cfare ti njeh. Une jam gjithmone e huaj dhe kete e adhuroj.

Por mjaft me predikime; Cfare ka kjo te beje me te qenit tim ne Shqiperi?

Disa njerez me kane pyetur se perse jam perzier ne protestat ketu dhe pse kam ngritur zerin ne fushatat e mia per disa ceshtje te caktuara? Pergjigjja nuk eshte sepse une mendoj se di me shume, as sepse dua te sjell idete e mia moderne
evropiano-perendimore ne “ te shkreten Shqiperi plake”, por sepse nuk desheroj ta
shoh nje vend qe e dua te shese veten per nje cope buke, e as ta shoh te bjere ne
gabimet qe kam pare te behen tjeterkund.
Per kete arsye protestoj kur qeveria kerkon te shkaterroje nje ndertese te shquar e me
rendesi historike, prandaj organizoj grupe qe pastrojne plazhet, dhe per kete arsye do ti
perkushtohem me zell ceshtjeve te tilla si pipat/gotat dhe qeset plastike. I kam per
zemer sepse e di qe keto ndryshime te vogla do te behen nje dite pjese e dickaje me te
madhe per te cilen do te jemi te gjithe krenare. Nuk mendoj se jam me e mire se ju, ose se Shqiperia, por sepse deshira ime e vetme eshte te ndihmoj. E di se mbase disa nga idete e mia mund te tingellojne pak jo me kembe ne toke, dhe jam e sigurt se ka njerez qe mendojne qe po tregohem arrogante duke dashur te vij e te ndryshoj gjerat ne vendin tuaj, por sic e permenda me pare, kete e bej sepse kur vij te jetoj diku dhe behem pjese e atij vendi, une perpiqem te bej gjithcka mundem qe te jem nje qytetare model.

Si dikush qe jeton jashte atdheut, une nuk dua qe te leviz diku dhe ta ndryshoj ne nje
gjysme-version te asaj qe lashe pas. Perkundrazi une dua te behem pjese e tij; te mesoj gjuhen; te takoj njerez; te eksploroj historine dhe kulturen dhe mbi te gjitha ta ndihmoj te behet varianti me i mire i asaj qe mund te jete. Ne qofte se kjo ju prek dhe ju ben te ndieni nevojen te me thoni qe te kthehem nga kam ardhur, ashtu qofte. Por diheni se vendi im eshte atje ku une vendos te jem, dhe gjithmone do te jem e hapur sepse si mike e shoh si miresjellje.

Follow The Balkanista!