Silvana Cara 32 vjeç jeton në qytetin e Kamzës, ku çdo ditë duhet të përballet me pengesat në rrugë dhe në dyert e institucioneve dhe shërbimeve që ajo do të arrijë.
Silvana lëviz me një karrocë elektrike dhe për këtë aryse ka fituar lirinë që të dalë e vetme pa një shoqërues, por kjo liri i pengohet sa herë do të marrë një shërbim.
32 vjeçarja nuk ka mundur të përfundojë studimet dhe për këtë arsye dëshiron të kryej një kurs për gjuhën angelze.
“Për shkak të kushteve dhe kohës atëherë, unë jam me origjinë nga Dibra edhe kemi lëvizur këtu në Kamëz nuk ka mundur të kryej studime e kam ndërperë shkollën dhe pata dëshirë të bëja një kurs anglishteje”, shprehet Silvana teksa ndan historinë e saj dhe si u ndje e diskriminuar në dyert e institucionit.
Silvana iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik nr.1 ku u interesua për të kryer kursin në gjuhën angleze.
“Mirë rampa që ishte katastorf mezi hipa më ndihmoi një polic, po kur shkova aty u përballa me diskriminim nga punonjëset të cilat nënqeshën me mua, si tallje që unë po kërkoja të bëja kurs”, tregon Silvana.
Salla ku do të zhvillonte kursin Silvana ndodhej në katin e katër dhe ishte e paaksesueshme për të, duke ja pamundësuar dëshirën për të kryer një kurs.
Paaksesushmëria në institucione publike dhe lëvizshmëria në përditshmëri për personat me aftësi të kufizuara vijon të mbetet një ndër problemet kryesore për këtë kategori.
Kjo ka bërë bashkë disa aktivistë në bashki të ndryshme të vendit të cilët janë organizuar për të denoncuar rastet e diskriminimit.
Nismat qytetare edukojnë të rinjtë dhe institucionet
Pas diskriminimit që ndjeu në dyert e institucionit, Silvana së bashku me disa aktivistë të tjerë në Kamëz dhe ndihmën e fondacionit “Së Bashku” dërguan një ankesë në zyrën e komisionerit.
Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka konstatuar “Diskriminim daj Silvana Cares nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomise dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit”.
Po ashtu vendimi ka kërkuar që të merren masa nga këto dy institucione që Silvana të ketë akses për të kryer kursin.
“Moszbatimi i vendimit sjell si pasojë ndëshkim me gjobë”, thuhet në vendim. Kjo është një nga fitoret e vogla që ka marrë grupi aktivist i Kamzës.
Grupe të tjera me rreth 15 aktivistë janë ngritur edhe në Vorë dhe në Kavajë, ku qëllimi i tyre është identifikimi i problematikave dhe denoncimi i tyre.
Që prej prillit 2022, Fondacioni “Së bashku” po zbaton nismën “Të rinjtë për gjithëpërfshirjen” në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Kavajë, ku të rinjtë kanë ndërmarrë rreth 40 iniciativa për të ndryshuar problemet në qytetet e tyre.
Aktivistët në Kamëz kanë dërguar 16 ankesa në lidhje me aksesueshmërinë, me mungesën e vendeve te rezervuara për personat me aftësi të kufizuara për parkim, në lidhje me trotuaret që kanë problematika, me godina të ndryshme publike por dhe private si banka.
mbi problemet që lidhen me aksuesushmërinë në qytet. Po ashtu aktivsitët në Vorë dhe Kavajë kanë dërguar nga 12 ankesa mbi këto problematika.
Suela Lala drejtuese e Fondacionit “Së bashku” dhe aktiviste për personat me aftësi të kufizuar shprehet se “është për t’u vlerësuar që në një pjesë të mirë të rasteve, institucionet ndaj të cilave janë ngritur ankesat kanë reaguar duke marrë masa për të përmirësuar aksesueshmërinë, pra pa vajtur puna deri tek marrja e vendimit apo vendosja e një gjobe nga ana e komisionerit”.
Ajo sjell në vëmendje rastin e Bashkisë Kamëz, ku ishin dy institucione me probleme në hyrje të ndërtesës dhe ishin të paaksesueshme për personat me aftësi të kufizuar.
“Mori masa për t’i sistemuar ato dhe për ti bërë të aksesueshme, gjithashtu bankat morën angazhim për të vendosur rampa dhe elementë të tjerë për ti bërë të aksesueshme”, shprehet Lala.
Në kudaër të aneksave që aktivsitët kanë ngritur, Lala tregon se ka pasur raste kur Komisioneri ka vendosur gjobë ndaj institucioneve që nuk kanë marrë masa ka dalë vendim diskriminimi dhe më pas janë marrë masa.
Këtu ajo përmend, postën shqiptare në Kamëz e cila është dënuar me gjobë, edhe rastin e Kavajës ku është vendosur gjobë ndaj një shkolle 9 vjeçare.
“Ka të tjera ende që janë nën shqyrtim por e drejta ka qenë nën anën tonë”, pohon Lala.
Drejtuesja e Fondacionit “Së Bashku” shprehet se mbështetja e institucioneve për këtë kategori është shumë e rëndësishmë sepse ata kanë detyrim ligjor që kur ofrojnë një shërbim duhet të jenë të aksesueshme dhe të përdorshme, nga të gjithë pa diskriminim duke përfshirë këtu personat me aftësi të kufizuar.
Ajo sjell në vëmendje VKM-në e 2015, sipas së cilës nuk mund të kryhen investime publike, me fonde publike në objekte të cilat nuk kanë infrastukrurë që nuk përmbush të gjitha elementët e aksesueshmërisë,.
“Pra kjo gjë është e paligjshme, por megjithatë ne kemi parë që kjo gjë vazhdon të ndodh”, thotë Lala.
Duke marrë në konsideratë të gjitha këto problematika që ekzistojnë përpjekja e aktivistëve ka qenë të nxisin demokracinë vendore.
“Të nxisim grupin e aktivistëve të rinj që ti sjellin vet këto ankesa, pra aneksat kanë ardhur nga komuniteti nga grupet e të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuar, për problematiakt që hasin ato në këto bashki dhe e dyta të vëmë inst në lëvizje që të respektojnë ligjin”, përmbyll Lala.
Nevoja për një politikë të strukturuar
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), Robert Gajda shprehet se sfida e parë për personat me aftësi të kufizuar mbetet mendësia por shton se vitet e fundit ka pasur ndryshime në këtë drejtim.
“Më përpara, mundësia e kufizuar është parë si paaftësi, dhe duke i parë personat me aftësi të kufizuar si të paaftë kjo i redutkon atyre shumë mundësi në jetë, që prej punësimit apo për tu parë si të barabartë midis të barabartëve”, shprehet Gajda.
Komisioneri pohon se ndër problermatikat kryesore për personat më aftësi të kufizuar mbetet aksesueshëmria në qytet. Edhe pse ka pasur ndryshime ai pohon se ato janë ndryshime të vogla dhe jo të strukturuara sipas një plani të mirë menduar.
“Mungon një frymë konkrete nga ana e shtetit shqiptar një frymë konkrete për të ndërmarrë masa masive në rregullimin e përshtatshmërisë të institucioneve të ndryshme”, thotë Gajda.
Ai deklaron se Shqipëria nuk është në fazën e duhur për sa i përket aksesit që i jepet kësaj kategorie.
“Ne konstatojmë se ka shumë shërbime që janë fizikisht të paaksesushme nga personat me aftësi të kufizuar, por edhe pastaj që shërbimet nuk janë të përshtatura për këtë kategori”, deklaron ai.
Mbi rëndësinë e nismave qytetare, Gajda tregon ndikimin që këto të fundit kanë pasur në zgjidhjen e problematikave dhe shprehet se raporti mes KMD-së me shoqatat e shoqërisë civile dhe institucionet, është një trinom tepër i rëndësishëm.
“Gjëja më pozitive këto vitet e fundit, sidomos vitin e fundit është se janë rritur shumë rastet kur subjekti kundrejt të cilit është adresuar ankesa e ka zgjidhur vet situatën pa del neve me një vendim”, thotë ai dhe shton se ndikimin në këtë aspekt kanë pasur rritja e ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve.
Mbi marrëdhënies e KMD-së me shoqatat e shoqërisë civile, komisioneri shprehet se është një marrëdhënie e hapur dhe intensive, e cila ka pasur një ndikim pozitiv në zgjidhjen e rasteve si dhe rritjen e ndërgjegjësimit tek institucionet.
Së fundmi ai ka një mesazh për të gjithë personat që përballen me një diskriminim qoftë ky fizik ose jo, të denoncojnë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sjellin ndryshim.
“Është e rëndësishme që problematikat të ekspozohen gjithmonë dhe mënyra institucionale është një nga mënyrat më të mira se si mund të adresohen çështje, na ka rezultuar efektive, është shumë mirë që gjtihmonë të ankohen sa herë që hasin barriera”, është edhe mesazhi përmbyllës i komisionerit Robert Gajda për çdo person që përballet me problematika të diskriminimit.
Follow The Balkanista!



