Art - Feminism - Literature

‘Canta’

Sa here do te kujtoj femijerine, me vjen nder mend canta ime e zeze,  me e cuditshmja dhe me e vecanta qe ne te gjithe brezat e shkollareve eshte perdorur.

Nena ime ish martuar me buje e paje, pasi qe e vetmja femer, pas 4 vellezerve.

Kjo gje sa thuhej, se ne fakt(komenton im me), asnje pervec tim eti, s’u gezua e s’me ledhatoi ndryshe.

Sa me ashper dhe eger te silleshe me femrat, aq me mire ish per te e familjen e saj dhe ate qe do te shkonte.

Gjithsesi, ne moshen 13 vjec, une isha gati per  te hyre ne listat e kanditateve per martese.

Tani per mua, shoket dhe djemte me te cilet une kisha luajtur lojra femijesh, do te shiheshin ndryshe se pari nga une.

Qe nga ky moment fillon berja e pajes.

E kjo do te vazhdonte deri sa une te gjeja burrin tim te ardhshem, ose me mire do te ma gjenin.

Paj ime ishte teper e madhe dhe me cilesi, pasi keshtu une tregoja deren se nga isha  dhe nderin qe i beja dhenderit me tere keto te mira materiale.-kujton ime me.

Vite me me vone, kur une ne gjithe femijerine time germoja ne garderoben e nenes, gjera te cilat une  i ndaja dhe i klasifikoja me lloj-lloj epitetesh e u vishja imagjinaten time femijerore, kam gjetur e kam perdorur lecka te ndryshme per te veshur kukullat e leckes.

Me vone fillojne realisht vitet e krizes.

Ne shkolle doli moda e cantave me xhepa dhe canta lekure, te cilat ishin privilegj i femijve , baballaret e te cileve ishin ambasadore ose kishin ndonje funksion ne Ministrine e Jashtme.

Keto mua e shoqeve te mia na dukeshin ufo dhe qeniet me te lumtura e me te pakapshme.

Gjithsesi nena ime bente perpjekje te mbinatyrshme per te na paraqitur  sa me mire, sa me ne kohe dhe vertet ajo ia arrinte.

Por..

Imagjinata e saj s’shkonte deri tek cantat me xhepa qe perdoreshin nga femijet per ne shkolle, ose tek pantallonat teper te ngushta, me dy te cara anash.

E keshtu nje dite te bukur shtatori ajo me beri nje dhurate(ndonese kjo fjale nuk njihej atehere) . Korseja me e bukur, ngjyre e zeze, me lule dhe motive, e blere ne dyqanet lluksoze te Italise se viteve 43’, do te shqepej e do te behej nje cante, canta me e cuditshme dhe magjike, e cila me vone do te me shkaktonte vuajtje te paimagjinueshme.

Diten e pare te shkolles, krenare per ‘kryevepren’ e nenes, une nisem ne shkolle.

Shoqet e shoket e klases, me verejtje do te ma shihnin , preknin e shpesh hidhnin lart canten-korse-llastik-etj-etj.

Shpejt lajmi merr dhene. Ne shkollen tone eshte nje cante, qe sa me shume libra te futesh, aq me shume hapet, e aq me shume tundet e zgjatet.

Une s’i harroj ditet e pasme, kur ne oren 7.30, kur une arrija ne oborrin e shkolles, do te gjendej papritur nje nxenes, qe me shpejtesi shqiponje, do te me rrembente canten-korse, do ta fluturonte mbi kokat gazmore te femijve,.dhe shkolla do te gumezhinte.

Ulerimat dhe te qeshurat  trishtonin zemren time te vogel dhe ky trishtim s’do te me hiqej pothuajse per nje semester.

Ne shtepi une s’kisha guxim t’i thoja nenes time vuajtjen nga canta-korse, pasi ajo me deshire e perkushtim, kish sakrifikuar duke prere nje nga gjerat e vlefshme, qe ajo mendonte se do te ishte nje dhurate e cmuar ne vitet e rinise sone, kur ne do te kishim nevoje per keto gjera lluksi.

Sevim Arbana, 1993

Follow The Balkanista!