Baby Talk - Feminism - Opinion

Të vërtetat e një shtatzënie të vështirë

Para dy ditësh u paraqita tek zyrat e mjekut tim obsteter-gjinekolog tim dhe qava. Qava sepse jam e tmerruar, e rraskapitur, më të përziera, hormonale, e frustruar, kam shumë dhimbje dhe thjesht më ka ardhur në maje të hundës me çfarë ka qenë 9 muaj torturë. Qava sepse nuk mund të duroj një sekond më shumë dhe sepse lufta e përditshme me depresionin pa ilaçe u bë shumë e tepërt për ta duruar. Jam e lodhur, bosh, një hije e vetes sime- mezi arrij të dalloj fytyrën dhe trupin tim kur e shikoj veten në pasqyrë.

Doktori dhe mamija qëndruan përpara meje dhe qeshën- njeri prej madje edhe më imitoi lotët dhe atë çfarë unë po tentoja të shprehja dhe nënqeshi “ti je e treta grua shtatzënë e ardhur këtu që ka qarë sot”- sikur të ishte e supozuar që do më bënte të ndjehesha mirë. U largova nga dhoma duke u ndjerë e poshtëruar, sikur e gjithë dhimbja që kam përjetuar nuk i intereson askujt përveç meje.

Pas të gjithave, për pak do të jem nënë, do përmbush “fatin” tim, dhe mizeria e plotë e shtatzënisë sime do jetë një nga sakrificat që unë pritet të bëj çdo ditë e më pas. Të qenit shtatzënë është natyrore, ndaj çfarë kam kaluar është e parëndësishme, normale, pjesë e të qenit grua.

Nuk ka asnjë sekondë të kësaj eksperience që unë ta kem shijuar dhe nuk më intereson nëse dikush do të më gjykojë pse po e them këtë. I kam kaluar 4-5 muajt e parë duke pasur gjakderdhje, me regjim shtrati dhe në rrezik dështimi të shtatzënisë, nën mjekim dhe shumë e tmerruar për të lëvizur pasi mund të kisha sërish hemorragji. Kam kaluar një muaj tjetër me grip/bronkiti me mjekim minimal për shkak të rrezikut ndaj fëmijës. Kam kaluar 2 muaj duke u kujdesur për presionin e gjaku, duke më thënë të qëndroj në shtëpi dhe mos ta lodh veten dhe e kam kaluar muajin e fundit në regjim të rreptë shtrati për shkak të një vargu ndërlikimesh mjekësore të tjera. Gjatë gjithë kohës, kam vuajtur depresionin më paralizues që kam përjetuar ndonjëherë – dhe unë kam qenë në shumë vende të errëta përgjatë jetës sime. Tani më është thënë se për shkak të çështjeve të ndryshme mjekësore, duhet të bëj një variant më kompleks dhe më të rrezikshëm të një lindjeje cezariane që përfshin një anestezi të përgjithshme dhe një rrezik shumë më të lartë për mua.

Të gjithë këtë dhe më shumë, pritet që unë thjesht ta përballoj, të pajtohem dhe mos të ankohem rreth saj.

Kam qenë një e burgosur e kësaj shtatzënie – e mbyllur në shtëpinë time dhe në një trup të cilin unë nuk e njoh apo të cilin e kontrolloj. Çdo profesionist mjekësie që kam takuar vendos shëndetin e foshnjës përpara meje. Më janë mohuar mjekime jetike sepse “mund” të paraqesin rrezik ndaj bebit dhe si rezultat i kësaj unë jam lënë të kalbem dhe të vuaj në shtrat ditë pas dite, thjesht duke u munduar të kaloj kohën pa më ikur mendja.

Kam luftuar që të punoj dhe të mbaj marrëdhënie, kam dashur ta izoloj vete nga çdokush sepse frikësohem se vuajtjet e mia do jenë barrë për ata. Jam munduar t’u hapem njerëzve herë pas here por njëzëri më është thënë “mendo për bebin”, “do e harrosh të gjithë këtë kur ajo të lindë” apo “thjesht ji e qetë dhe e durueshme”. Kur u kam thënë të tjerëve që nuk dua të kem fëmijë të tjerë, ata qeshin dhe më thonë se vendimi që kam marrë rreth trupit dhe shëndetit tim nuk është i vlefshëm dhe se unë do dhe duhet ta ndryshoj këtë mendim.

Jo çdo shtatzëni është perfekte, jo çdo grua shtatzënë është e lumtur dhe jo çdo simptomë tronditëse, traumatike dhe tmerruese duhet të gëlltitet thjesht sepse unë do të sjell një jetë në këtë botë. Përgjatë këtyre 9 muajve unë ndjeva se identiteti im si një qenie njerëzore është zvogëluar- nuk jam më një grua, një humane apo Alice- jam një grua shtatzënë- më pak qenie njerëzore ndjenjat dhe vuajtjet e së cilës janë të parëndësishme sepse “të gjitha shtatzënitë janë të vështira”.

Doktorit dhe mamisë të cilët më qeshën në fytyrë dy ditë më përpara – nuk më intereson sa gra kanë qarë në zyrat tuaja dhe nuk më intereson nëse ju mendoni se shfaqja publike e pikëllimit tim është thjesht hormonale – dhimbja për mua është shumë e vërtetë dhe shumë e vlefshme. Si profesionistë të mjekësisë ju duhet ta dini rrezikun e depresionit dhe ankthit tek unë dhe foshnja. Nuk jam thjesht një inkubator që ecën, një mitër me këmbë qëllimi i së cilës është të sigurojë një foshnje të shëndetshme kundrejt çdo kostoje – jam njeri i cili ka të drejtën të dëgjohet, të trajtohet, dhe të marrë përkujdes kur kërkon ndihmë.

Të shmangësh terrorin dhe shqetësimin tim, të qeshësh me dhimbjen dhe vuajtjen time and të imitosh thirrjen time të dëshpëruar për ndihmë nuk është në rregull. Përvoja ime është e vërtetë, siç është çdo lot që derdh – fakti që jam shtatzënë nuk ka asnjë ndikim në gjithë këtë dhe kjo nuk i jep askujt të drejtën të më trajtojnë si qenie inferiore.

Thjesht sepse është natyrore nuk do të thotë se vuajtja është më pak e tillë, dhe sigurisht, nuk jam gruaja e parë shtatzënë por kjo nuk nënkupton që ne i përjetojmë gjërat njësoj.

Ndjehem thellësisht e traumatizuar pas gjërave që kam kaluar dhe çfarë do të vijë më pas. Më vjen keq nëse mos’hedhja poshtë e lart me entuziazëm do të thotë që unë nuk jam një nënë e mirë në sytë tuaj, por mua nuk më intereson- kam urryer çdo sekond të kësaj dhe unë kurrë nuk do dua ta përjetoj më një moment të këtij procesi.

Nëse ti ke pasur një shtatzëni të lehtë, urime, nëse ti ke harruar çdo moment të dhimbshëm sapo ke mbajtur bebin tënd në duar, unë jam e lumtur për ty, dhe nëse ti ke parë 10000 gra të tjera të cilat kanë përjetuar në çdo lloj shtatzënie atëherë kjo është shumë mirë- por unë nuk jam ti dhe unë nuk jam ato.

Unë vërtetë uroj që gjërat do të bëhen më mirë kur fëmija im të lindë por unë nuk do e harroj atë çfarë ka qenë eksperienca me tmerruese, e stërgjatur dhe thellësisht traumatike e jetës sime dhe unë nuk do hesht e turpëruar pse shpreha atë që unë ndjej që është e vërtetë.

Nuk po kërkoj simpatinë tuaj, thjesht pakëz kuptueshmëri.

Translation by Entenela Ndrevataj

Follow The Balkanista!