Ne fillim te korrikut te 2018-s, ambientalistet shqiptare u gezuan nga lajmi qe qeveria po vinte ne zbatim ndalimin e qeseve plastike njeperdorimshe. Nje hap ky vertet perparimtar saqe edhe une u lumturova tek degjova lajmin.
Ligji i ri thote se ndermarrjet qe akoma prodhojne qese plastike njeperdorimshe pas nje korrikut te 2018-s, do ti nenshtrohen gjobave dhe denimeve qe variojne nga 10 milion deri ne 15 milion leke. Nje fature e rende per shitesin tuaj te fruta-perimeve, por nje hap i nevojshem per te ndaluar perdorimin e plastikes qe shkon e ndot rruget, lumenjte, plazhet e mjedisin tone. Ligji gjithashtu ben te qarte se vetem qeset e riciklueshme qe jane ne vije me disa kritere te caktuara, mund te perdoren ne vend te qeseve njeperdorimshe, dhe produkti i ri do te vezhgohet dhe kontrollohet nga autoritetet lokale.
Lloji i ri i qeses plastike duhet te perfshije emrin e prodhuesit, simbolin e kategorise biodegradabel, dhe te tjera elemente te ndryshme. Gjithashtu, cdo qese qe ka kontakt te drejperdrejte me mallra ushqimore, duhet te kete etiketen perkatese qe verteteson kete qellim. Pritet qe Agjensia Kombetare e Mjedisit dhe Inspektoriati Kombetar i Mjedisit te ushtrojne inspektime te rregullta e te rrepta per te siguruar venien ne zbatim te ligjit.
Duket e mrekullueshme, apo jo?
Per fat te keq qeset plastike alternative nuk jane dhe aq me te mira sesa ato qe jane ndaluar.
Qeset zevendesuese te sugjeruara jane nga ai lloj plastike qe quhet okso-biodegrdabel e cila percaktohet si “shperberje si rezultat i fenomenit te oksidimit dhe nderveprimit qelizor, ne menyre simultane ose te njepasnjeshme”. Me fjale te tjera, kur plastika okso-biodegradabel bie ne kontakt me oksigjenin, pas njefare kohe do te filloje te dekompozohet, nje proces ky shume me i shpejte se ai i plastikes normale qe kerkon qindra vjet per tu shperbere.
Kjo eshte e gjitha, por nje problem i vogel paraqitet.
Ne nentor te 2017-s, fondacioni Elen Mek-Artur beri te njohur nje leter qe mbeshtetej nga jo me pak se 50 organizata ku perfshiheshin M&S, Unilever, Pepsi, British Plastics Federation Recyclin Group, Fondi Boteror i Jetes se Eger, 10 pjesetare te Parlamenit Evropian, dhe shume shkencetare te njohur. Kjo leter bente thirrje per ndalimin e plastikes okso-biodegradabel per shkak te pikepyetjeve qe paraqiste pretendimi se kjo lloj plastike ishte vertet biodegradabel ne natyre.
Pastaj ne janar te 2018-s, Komisioni Evropian publikoi nje raport mbi perdorimin e plastikes okso-biodegradabel i cili perqendrohej ne tre ceshtje problematike; nese kjo plastike eshte vertet biodegradabel ne ambiente te ndryshme, riciklimi, dhe efekti mjedisor per sa i perket mbeturinave.
Raporti thote se nuk ka deshmi perfundimtare se plastika okso-biodegradabel, kur ekspozohet ne nje ambient te hapur, shperbehet ne molekula me peshe mjaftueshmerisht te ulet saqe te lehtesojne vertet biodegradimin e plote. Per me teper nuk ka te dhena perfundimtare se sa kohe do i duhej kesaj plastike te shperbehej ne ambient detar, ose sa kohe do i duhej te shperbehej nen uje. Raporti vazhdon duke thene se kjo mungese provash perfundimtare, do te thote qe ka nje rrezik te larte qe plastika duke mos u shperbere, te coje ne nje rrezik te metejshem te akumulimit te mikroplastikes ne mjedisin tone. Duke pasur nderkohe nje problem te konsiderueshem me mikroplastikat te cilat vrasin rreth 100 milione kafshe detare cdo vit, mund te bejme fare mire edhe pa i shtuar gjendjes te renduar probleme te tjera.
Per sa i perket mbeturinave, nderkohe qe me sa duket plastika okso-biodegradabel mund shperbehet me nje impakt toksik minimal mbi jeten e eger dhe bimet ne siperfaqe te ujerave, nuk kemi te dhena perfundimtare per ta vertetuar kete fakt. Ne te vertete, fakti qe produkti dekompozohet do te thote qe eshte e pamundur qe mbetjet te mblidhen duke u lene t’i shkaktojne deme te panjohura tokes.
Debati rreth kesaj lloj plastike dhe pyetjet e shumta qe ngrihen rreth arsyetimit qe eshte miqesore ndaj mjedisit, ka bere qe disa vende te ndermarrin hapa drejt ndalimit te plote te saj. Shtete pjestare te KE-se si Franca, Spanja, dhe Hollanda, e kane ndermarre tashme nje hap te tille, dhe vende te tjera pritet te ndjekin shembullin e tyre.
Atehere perse Shqiperia po ndjek kete rruge me kaq zhurme? Nuk duhej mbase qe dikush te bente nje kerkim perpara nje hapi te tille? A ka pasur mundesi te tjera qe as nuk jane vleresuar? Keto lloj plastikash nuk jane zgjidhja, dhe megjithese mund te paraqiten si super-te gjelbra dhe miqesore ndaj mjedisit ne leter, ne te vertete nuk jane aq te mira sa duken. Ne qofte se ke vendosur ti hysh gjithe kesaj perpjekjeje per te bera ndryshime te kesaj rendesie, te pakten perpara bej detyrat e shtepise.
Nen diturine time te kufizuar une kam disa sugjerime per ju:
- Vendos nje pagese te detyruar prej 50 lekesh per cdo qese plastike. Duke i goditur njerezit tek kuleta do ti detyrosh qe heret ose vone te ndalojne se perdoruri sende njeperdorimshe.
- Ul cmimin e qeseve shumeperdorimshe, trastave plastike ose te pelhures.
- Jepi njerezve nje ulje cmimi sa here qe perdorin trastat e tyre.
- Nis nje fushate informimi per te gjithe pikat e mesiperme.
Ja keshtu, problem i zgjidhur. Nuk ka perse.
Follow The Balkanista!